Bujar Osmani: Zgjedhjet presidenciale do të jenë të lira dhe të besueshme

11:52 | 12 Shkurt 2019

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Osmani fillimisht potencoi rolin e rëndësishëm të misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë në veçanti në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, ku edhe vlerësoi se neutraliteti i deritanishëm dhe kontributi që misioni dha në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore.

“Reformat zgjedhore janë një nga sfidat më të rëndësishme për periudhën e ardhshme, duke e kyçur këtu edhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR, në veçanti në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh se prioriteti ynë, janë zgjedhjet presidenciale të lira, të drejta dhe të besueshme”, tha Osmani, shkruajnë mediet maqedonase.

“Gjatë kohës së bisedës bashkëbiseduesit iu referuan edhe mbështetjes dhe ndihmës të cilën Misioni i OSBE-së në Shkup ia siguron Republikës së Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së reformave edhe në sferat tjera siç janë: gjyqësori, mediet, sektori civil etj, si dhe u diskutuan sfidat aktuale: për zbatimin e Planit 18 përgatitja e kontributit të vendit drejt Raportit të Komisionit Evropian, si dhe të gjitha aktivitetet tjera lidhur me realizimin final të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë anëtarësim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara