BSPK: Të gjithë grevistët i kanë kërkesat e arsyeshme

23:42 | 29 Janar 2019

Avni Ajdini nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka thënë se sa u takon rritjes së pagave të gjithë sektorët i kanë kërkesat e arsyeshme.

“Krahasimi i profesorit me shofer është i papranueshëm. Shërbyesit i kanë pagat e vogla. Edhe këtu ka diskriminim. Edhe dogana janë të pakënaqur, dhe edhe ata janë të nënçmuar”, ka thënë ai për televizionin publik të Kosovës.

“Ligji duhet të miratohet që të mos ketë dikriminim”.

Institucionet publike arsimore dhe një pjesë e personelit mjekësor në Kosovë tashmë janë në javën e tretë të grevës me kërkesën për rritje të pagave. Grevës së mësimdhënësve i është bashkangjitur edhe Universiteti i Prishtinës, derisa në greva kanë hyrë edhe të gjithë inspektorët e shëndetësisë. Ndërkohë grevë po mbajnë edhe shërbyesit civilë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara