‘Blindohet’ sheshi në Prishtinë për protestë

13:23 | 29 Shtatorë 2018

Në sheshin kryesor në Prishtinë janë bërë përgatitjet e fundit për protestën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rreth Kuvendit dhe Qeverisë janë parë njësitet speciale të policisë, që do të kujdesen për mbarëvajtjen e protestës, raporton arbresh.info.

Protestuesit do të mblidhen tek Biblioteka Kombëtare ku do të marshojnë drejt objektit të qeverisë.

Kujtojmë se përveç aktivistëve të Vetëvendosjes, edhe deputetë nga radhët e partive tjera kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale