Bien çmimet e prodhimit në Kosovë

11:18 | 7 Qershor 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2019.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për (-0.4%) në tre mujorin e parë të 2019, krahasuar me tremujorin e 2018.

“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-8.8%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-2.7%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (-1.6%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-1.4%); prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (-0.6%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.1%).

Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: përpunimi i prodhimeve ushqimore (2.6%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.5%); prodhimi i mobilieve (1.8%); xeheroret dhe guroret e tjera (1.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0.3%); prodhimi i produkteve kimike (0.2%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.1%); dhe prodhimi i pijeve (0.1%)”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkaq, krahasuar TM1 2019 me TM1 2018, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.8%.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve minerale jometalike (6.0%); përpunimi i produkteve ushqimore (5.7%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (4.6%); prodhimi i mobilieve (4.2%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.4%); prodhimi i pijeve (2.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.3%); prodhimi i metaleve (1.2%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.6%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-16.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-8.4%); prodhimi i produkteve kimike (-2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-1.8%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.5%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-1.4%); dhe prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-0.5%)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara