Banorët e Gjilanit, me eskavator pastrojnë lumin ‘Mirusha’

10:54 | 9 Gusht 2019

Disa banorë të fshatit Uglar sot kanë dalur të pastrojnë shtratin e lumit ‘Mirusha’ me eskavator.

Përshkak të kundërmimit të ujërave të zeza, lumi ‘Mirusha’ që kalon nëpër këtë fshat, ditëve të verës shkakton erë të keqe.

Deri te kjo iniciativë e banorëve të fshatit ka ardhur si pasojë e mos interesimit nga organet komunale që ta bëjnë pastrimin e shtratit të lumit.

Pastrimi vullnetar i shtratit të lumit nga banorët ka ndodhur edhe herave të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara