Baftiu kërkon nga Ministri i Shëndetësisë të lëshojë licenca për studentët e Luginës së Preshevës

11:51 | 12 Prill 2019

Po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku janë planifikuar të diskutohen 17 pika të rendit të ditës.

Besa Baftiu nga PSD ka kërkuar nga ministri i shëndetësisë Uran Ismajli që të lëshohet licenca për studentet e Luginës sw Preshevës për ata kane përfunduar studimet.

“Studentet e Luginës së Preshevës të cilët kanë përfunduar studimet dhe nuk po u lëshohet licenca

Licenca është obligative për të filluar punën si mjek apo infermier ka vite që po presin ne kërkojmë nga ministri që të bëhet një zgjidhje si për luginën e Preshevës ashtu edhe për Kosovë”.

Në ketë seancë nuk ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, për të dhënë një përgjigje, për ketë pyetje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara