Atiq fton qytetarët të dalin në votime

09:39 | 19 Maj 2019 | Vlora Selimi

Pas po thuajse tre orë që kur janë hapur vendvotimet, detyrën e tij qytetare e ka kryer edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në votime, raporton arbresh.info.

“Sapo e përfundova obligimin tim qytetar, i bëj thirrje të gjithëve, me dal me votu,” është shprehur Atiq.

Qytetarët e veriut të Kosovës po votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara