Askush nga familja Rugova nuk merr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit

12:41 | 12 Qershor 2019

Në qendër të kryeqytetit po mbahet manifestimi për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, gjegjësisht hyrjes së trupave të NATO-s.

Në këtë manifestim duket se po mungon familja e presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruan portali arbresh.info.

Në ulësen e dedikuar për përfaqësues të familjes Rugova nuk është ulur askush.

Ishte pikërisht ish presidenti Rugova që solli në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar vuajtjet e popullit të Kosovës. Kjo gjë solli edhe ndihmën e Amerikës dhe shteteve aleate të NATO-s.

Për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë kanë ardhur personalitetet që pikërisht kanë pasur ndikimin kryesor në dhënien fund të gjenocidit serb. Është ish presidenti amerikan Bill Clinton që dha urdhër për ndërhyrje, ish gjenerali i NATO’s Wesley Clark si dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara