Apeli lë në paraburgim ish-zëvendësministrit të kapur për ryshfet

13:48 | 30 Tetor 2018

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të tjerët të akuzuar për marrje ryshfeti, Hazër Shehu e Nysret Shala.

“Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.10.2018. Të tre këta, po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje: ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 428, lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 422 i këtij kodi . Ndërsa i pandehuri N.SH. edhe për shkak të veprës penale ‘Ndihmë (në marrje ryshfeti)’, nga neni 33 i po të njëjtit ligj”, thuhet në njoftim të Apelit.

Apeli ka gjetur se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme për caktimin e masës së paraburgimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara