Ambasadori zviceran: Nuk jeni mjaftueshëm krenarë me vendin tuaj

20:06 | 3 Korrik 2019

Ambasadori zviceran thotë se nuk jemi krenarë sa duhet për vendin tonë.

Këtë deklaratë Jean-Hubert Lebet e bëri gjatë ekspozitës ekologjike “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë”, shkruan portali arbresh.info.

Ambasadori e shprehu edhe admirimin e tij për vendin ballkanik duke e quajtur një vend të bukur.

“Ju keni një vend të bukur, dhe nëse mund të them nuk jeni krenarë mjaftueshëm për vendin tuaj. Kështu që mbroni vendin tuaj dhe mbrojeni ambientin dhe kjo do të jetë shumë e mirë për të ardhmen”, u shpreh Lebet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara