Albright pas zbulimit të bustit: Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur për ju

15:33 | 12 Qershor 2019

Pikërisht kur Kosova po feston 20 vjetorin e çlirimit në qendër të Prishtinës është zbuluar busti i Madeleine Albright, ish-sekretare amerikane.

Gjatë kësaj ceremonie e pranishme ishte edhe vet Albright dhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, shkruan arbresh.info.

Ish-sekretarja amerikane ka shprehur falënderime për bustin.

“Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur për ju dhe kur shohë gjithë këta flamuj amerikan dhe falënderime për ShBA-të unë nuk mund të jem më falënderuese se kaq”, ka thënë ajo.

Ndërsa gjatë ceremonisë ka folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka falënderuar Albright për kontributin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara