Albright: Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë

10:19 | 12 Qershor 2019 | Vlora Selimi

Ish-sekretarja e SHBA-së, Madeline Albright, thotë se Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë.

“Me pëlqen kur nderohem, por asgjë nuk më bënë më të lumtur se sa të jem në Kosovë. Jam shumë krenare çfarë ju keni bërë dhe çarë ne bëmë që kjo të ndodhë. Asnjëherë nuk do të harroj ardhjen në Prishtinë, pas përfundimit të luftës. Dëgjoja thirrjet e shumta ‘Faleminderit ShBA’. Mendoj se ShBA po bëjnë gjënë e duhur të ndihmojnë njerëzve në Kosovë të marrin lirinë, dhe jam e nderuar të jem këtu dhe me të gjithë juve që vazhdoni të punoni shumë për lirinë dhe demokracinë në Kosovë. Kosova është  vend i pavarur, dhe duhet të njihet. Po ashtu jam krenare me të gjithë ato vajza që mbajnë emrin Madeline,” është shprehur Albright pas takimit me presidentin, Hashim Thaçi.

Ajo po qëndron në Kosovë  me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara