Albin Kurti lajmërohet nga Greqia

13:37 | 12 Korrik 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka qëndruar në ishullin e Kretës në Greqi, ku ka marrë pjesë në Symi Symposium edicioni i 21-të.

Siç njofton Kurti në Facebook, temë e këtij edicioni ishte “Demokracia dhe Fuqia – Nga Hybris te Nemesis: në kërkim të një paradigme të re për shoqëri të përbashkëta.

Njoftimi i Kurtit:

Gjatë kësaj jave mora pjesë në Symi Symposium, edicioni i 21-të i të cilit sivjet u mbajt në ishullin e Kretës në Greqi. Tema kësaj radhe ishte “Demokracia dhe Fuqia – Nga Hybris te Nemesis: në kërkim të një paradigme të re për shoqëri të përbashkëta”. Diskutimet u zhvilluan sipas rregullit Chatham House e si zakonisht pjesëmarrës ishin personalitete të shquara me profile e nga vende të ndryshme të botës. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja me ta, të prezantoja në panelin për Ballkanin si dhe privilegj të jem në panelin e përmbylljes së punimeve mbrëmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara