Aksident në Mitrovicë: Goditen dy femra me veturë

13:03 | 17 Prill 2019

Gjatë ditës së martë rreth orës 11:20, në Mitrovicën e Jugut ka ndodhur një aksident trafiku nga i cili janë goditur dy femra të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Aksidenti sipas policisë së rajonit të Mitrovicës ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit i cili po e drejtonte makinën.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë (NN) 16.04.2019-11:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur dy këmbësore femra K/Shqiptare të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara