Aksident mes dy veturave në Prishtinë, shkelen edhe dy këmbësorë

23:41 | 8 Nëntor 2018

Rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në kryeqytet, më konkretisht në lagjen “Dardania”.

Për pasojë lëndime trupore kanë marrë dy këmbësorë, transmeton Indeksonline.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, një “Golf 5”, si dhe një “Audi”, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia e Kosovës.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale