63 vjeçari i vdekur në Prishtinë dërgohet në autopsi

09:48 | 10 Gusht 2018
 Policia e Prishtinës ka konfirmuar se 63 vjeçari i cili u gjet i vdekur mbrëmë në lagjen “Pejton” është dërguar për autpsi.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti tha se tek viktima policia nuk ka hasur në ndonjë shenjë por me urdhër të prokurorit rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

“ Me urdhër të prokurorit rasti është hapur si vdekje e dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion” tha Ahmeti.

Ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale