MPB: Gjatë vitit 2018 kemi ndërmarre një sërë masash në zbatimin e agjendës evropiane

11:40 | 12 Shkurt 2019

Ministri i punëve të brendshme Ekrem Mustafa ka raportuar sot para komisionit për integrime evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit dhe agjendës së reformës evropiane.

Ministri Mustafa tha se gjatë vitit 2018 Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarre një sërë masash në zbatimin e agjendës evropiane.

“Prej 78 masave për të cilat Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjës janë zbatuar 73 për qind e tyre”, tha ndër tjerash ministri Mustafa.

Blerta deliu, kryesuese e komisionit e pyeti ministrin rreth rastit të së miturës nga Drenasi dhe kërkoi nga ai të tregoj se çfarë ka bërë ministria rreth kësaj çështje.

Ministri tha se rasti është në proces të hetimit.

“Kam kërkuar që procesi i hetimit të filloj që nga dita e parë kur e mitura i’u është drejtuar policisë. Procedura e hetuesisë sa i përket Ministrisë së Brendshme është në zhvillim e sipër. Kemi kërkuar që sa më shpejt të hetohet dhe të dënohen aktërët e këtij rasti”, raporton Arbresh.info.

I pyetur se a do të humb policia besueshmërinë e qytetarëve, ministri Mustafa tha se nëse marrin dënimin merituar të dyshuarit do i kthehet kredibiliteti.

“Nuk besoj që qytetarët do ta humbin kredibilitetin e këtij institucioni. Rasti në fjalë ndikon mjaft ne kredibilitetin dhe besueshmërinë e policisë”, tha ministri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara