Lansohet Programi për reforma në ekonomi 2020-2022

07:03 | 9 Korrik 2019

Ministria e Financave dhe Zyra e Bashkimit Evropian kanë njoftur se sot do të mbahet takimi lansues për hartimin e Pogramit për Reforma në Ekonomi 2020-2022.

Ky takim synon të theksojë rëndësinë e Pogramit për Reforma në Ekonomi, zbatimin e masave të reformave strukturore, paraqitjen e udhëzimeve të reja për Pogramin për Reforma në Ekonomi 2020-2022, duke përfshirë prioritetet e reformës strukturore, që synojnë rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e kushteve për rritje gjithëpërfshirëse dhe krijimin e vendeve të punës.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Financave Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi, udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ministrat përkatës, përfaqësues të ministrive të përfshirë në këtë proces, përfaqësues të Komisionit Evropian, ambasadave të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara