Eurodeputetët po  debatojnë për paketën e zgjerimit 2019

11:41 | 29 Maj 2019

Deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian po diskutojnë paketën e zgjerimit 2019, pas një prezantimi nga Komisioneri i Negociatave për Zgjerimin Johannes Hahn, shkruan arbresh.info.

Me pas, Komisioni Evropian publikon Dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Pas diskutimeve dalin në konferencë për shtyp Përfaqësuesesja e Lartë/Nënkryetarja, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, dhe arbresh.info do të ju sjellë LIVE konferencën.

Parlamenti Evropian më parë i ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që zyrtarisht të fillojnë bisedimet e pranimit me BE-në si Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut, këtë verë. Pozitat e fundit të Parlamentit këtu (Shqipëri) dhe këtu (Maqedonia e Veriut). Krerët e shteteve dhe qeverive të BE pritet të marrin një vendim nëse do të nisin këto negociata gjatë një samiti të BE në Bruksel në qershor.

Anëtarët gjithashtu duan që vendet e BE të japin liberalizimin e vizave në Kosovë, tani që të gjitha kushtet janë përmbushur dhe kanë nxitur edhe Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Raportet specifike të vendit në paketën e re të Komisionit do të shërbejnë si bazë për eurodeputetët për të përgatitur rezoluta të hollësishme për secilin vend.

Vendet aktuale kandidate për në BE janë Turqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria. Vendet potenciale kandidate janë Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Në këtë pikë, negociatat e pranimit kanë filluar me Turqinë (2005), Malin e Zi (2012) dhe Serbinë (2014)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara