​Gashi: Janë evidentuar 31 shkelje të ligjit në rastin e gylenistëve

21:31 | 12 Mars 2019

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars 2018.
Gashi ka thënë në T7, se ka parë një raport ndërkombëtar, në të cilin “janë evidentuar 31 shkelje të ligjit” të rastin e të ashtuquajturve gylenistë.

Avokati ka theksuar se shtetasit turq po qëndronin në Kosovë me leje të rregullta.

Sipas tij, “dikush dikujt i bëri favor”, dhe, siç është shprehur ai, shkatërroi jetët e gjashtë turqve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara