​Beqaj dhe Apostolova: Ekonomia digjitale është avantazhi konkurrues dhe identiteti ekonomik që i garanton Kosovës zhvillim ekonomik dhe ndalë ikjen e të rinjve nga vendi

17:55 | 11 Prill 2019

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka takuar sot në takim pune Zyrës se BE-së, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, Ministri Beqaj njoftoi Ambasadoren Apostolova për Projektin “Regional Research & Development Cloud”, projekt i përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Projekti përfaqëson qasje origjinale për integrimin e platformës për hapjen e të dhënave, hulumtimin dhe zhvillimin, digjitalizimin e ekonomisë, fuqizimin e startu-peve dhe femrave në ndërmarrësi.

Ambasadorja Apostolova është shumë e përkushtuar që së bashku të gjejmë zgjidhjen më të mirë për financimin dhe implementimin e projektit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara